-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici: Qytetarët ta konsumojnë ujin pa probleme

Kryesoret

Analizat e ujit në Kukës janë publikuar dhe rezulton se nuk kanë përmbajtje bakteriologjike. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji. Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër”, tha Gjici.

Ndërkohë ditën e djeshme Gjici theksoi se uji i pijshëm është përzier me atë vaditës, por nuk ka lidhje me tubin kryesor apo depon.
“Është një rast i izoluar në lagjen Muja të fshatit Shtiqen, është përzier uji i pijshëm me atë vaditës por nuk ka lidhje me tubin kryesor apo depon. Ka ndërhyrë një banor dhe po merret policia. Ja analizat, uji është i pastër, dhe u bëj thirrje kuksianëve ta konsumojnë
”-ishte deklarata ‘skandaloze’ e Gjicit, me zë dhe figurë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit