-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zuri vendin Shukriut, kush është ish-kryebashkiaku i Ramës që mori SPAK-u?

Kryesoret

Një tjetër kryebashkiak i Edi Ramës sot përfundoi në SPAK. Bëhet fjalë për Muharrem Ramën, i cili drejtoi për tre vite bashkinë e Dibrës nga 2016-19.

Rama u zgjodh në krye të bashkisë së Dibrës në shtator të vitit 2016, pasi fitoi përballë Sherefedin Shehut.

Rama zëvendësoi në këtë post, Shukri Xhelilin, i cili u shkarkua pas publikimit të një videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki, në këmbim të një vendi më të mirë pune.

Por në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste nuk e rikandidoi duke garuar në Dibër me Dionis Imerajn, i cili mori detyrën si kryebashkiak me 6 Gusht të vitit 2019.

Por edhe ky, si dy paraardhësit e tij, Shukri Xhelili dhe Rama nuk e mbylli mandatin e plotë pasi dha dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës parlamentare të 25 Prillit, ku nuk fitoi.

Sot paraprakisht mësohet se Rama po pyetet për një procedurë tenderi që bashkia ka zhvilluar në kohën e drejtimit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit