-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Altin Abdiu: Nuk e justifikon pasurinë

Kryesoret

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djalin e Fehmi Abdiut, ish kreu i Gjykatës së Lartë.

Nga gjetjet e KPK rezulton se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë. Gjyqtari Altin Abdiu ka karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995, shërbeu si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut. Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit