Një burrë në Gjakovë ka tentuar të vrasë një burrë tjetër më sëpatë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor
Njoftim
“VRASJE NË TENTATIVË-Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.