-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konstatim: Ca bëjnë punë shkel e shko!

Kryesoret

Nga Artan Fuga

Këto tre katër ditët e fundit në profilin këtu janë shtuar zëra personash anonimë, profilesh fallco, me seks burri ose gruaje po të nisesh nga emrat që i vendosin vetes dhe që më japin këshilla miqësore për të mos trajtuar probleme sociale të aktualitetit, idotësisht e quajnë: Mos u merr me politikë, shkencat shih!, që më japin udhëzime plotë qetësi dhe dashuri se me kë duhet të ha akullore, me kë duhet të pi ujë, sa qofte ose byreqe duhet të ha, cilat janë temat që duhet të trajtoj kur ulem në tavolinë dhe pi ndonjë gotë verë, si duhet t’i trajtoj, etj. budallallëqe si këto!

Puna është se janë profile fallco, për fat unë jam i pajisur me të gjitha mjetet dhe teknikat për t’i dalluar menjëherë! Nuk merrem me ta sepse faqja e profilit i heq vetë automatikisht! I hedh në plehra pra! Ku e meritojnë!

Por, nuk e kam aty hallin!

Dua të njoftoj përgjegjësit e këtyre personave me profile fallco, me emra kodrapasbregut, që ata ja kanë varur punës, bëjnë punë shkel e shko dhe sa për të kaluar radhën. Sa për të thënë : shefo për kokë të djalit lodhem gjithë ditën më bie bretku!

Nuk janë seriozë në punë a thua sikur paguhen vetëm me rrogë bazë! Profilet e tyre fallco janë vetëm me foto që ndjekin njëra tjetrën, ekspozohen thjesht surrate që nuk kanë lidhje me njeri tjetrin, mbushur me urime për datëlindje të paqëna, me fraza shtampë, etj.

Si njeri i filozofisë të komunikimit kjo cilësi pune më sjell shije të keqe! Duket si punë në kooperativat bujqësore të kohës së rendimenteve të larta në drithëra!

Unë jam gati t’i kualifikoj, t’i trajnoj, pa lekë, gratis, t’u jap leksione dhe punë praktike, sepse edhe kështu nuk shkon!

Po kështu, njoftoj shefat e këtyre dembelëve që të paaftë për këtë punë e bëjnë detyrën shkel e shko që po humbasin kohën kot, i paguajnë kot, harxhojnë lekët kot, sepse teknologjitë e sotme të komunikimit i zerojnë të gjitha këto.

Audiencat e këtij profili falë qytetarëve që e ndjekin janë dhjetra e qindramijë në javë! Nuk kam atë qëllim, nuk më intereson fare shtimi i audimatit, sepse si tip unë parapëlqej vetminë, por edhe nuk kam çfarë të bëj! Jeta bën të vetën!

Ka rregullat e veta!

Sa më e ndytë ndyrësira, aq më shumë ajo del në dritë, dhe e mira kolektive e qytetarëve përforcohet!

Ditë të bukur të gjithëve !

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit