Një turistë polak u raportua i zhdukur ditën e djeshme në Sarandë, pasi ishte ishte futur në det për tu larë por nuk kishte dal më.
74-vjeçari alarmoi policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet nga ajri dhe nga deti. Pas më shumë se 3 orësh kërkime turisti Zbibniw Kaczorowski u gjend i lodhur dhe i rraskapitur në Ishullin e Tongo.
Ai kishte përshkruar 7.5 milje me not dhe kishte si për qëllimi të shkonte në Korfuz, por mësohet se ai kishte ngatërruar drejtim dhe kishte mbetur sërish në ujërat shqiptare.
Sipas dëshmisë së tij, ai dëshironte të pinte kafe në Korfuz, por aventura i përfundoi shpejt. Forcat policore të Sarandës e ndihmuan duke e rikthyer sërish në qytet dhe ai është shëndosh e mirë