-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tsipras: BE do të vuajë refuzimin e negociatave me Shqipërinë dhe Kosovën

Kryesoret

Sipas ish-kryeministrit grek dhe drejtuesit të partisë së spektrit të majtë në Greqi Syriza, Alexis Tsipras, Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e mungesës së unitetit që po has në hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si edhe mungesën e liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Unë mendoj se ky është një shembull tjetër i paaftësisë së Bashkimit Evropian në tërësi për të marrë vendime kolektive me fokus strategjik”, deklaroi Tsipras.

“Dhe unë mendoj se BE-ja tashmë ka paguar dhe do të paguajë për këtë në të ardhmen”.

Në shpjegimin që bën ish-kreu i ekzekutivit grek, ai artikulon se Maqedonia e Veriut i ka tashmë 17 vjet që po pret hapjen e negociatave, ndërsa Shqipëria tetë.

Komisioni Evropian, ka qenë i qartë ndërkohë në qasje, duke rekomanduar hapjen e negociatave, pasi të dy vendet i përmbushin kriteret për integrimin evropian.

Mirëpo, mungesa e vazhdueshme e konsensusit mes unionit, e ka sjellë situatën këtu.

Madje, ai ka arritur deri aty, sa të thotë se vendimi i Samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, konfirmon mosbesueshmërinë e Evropës ndaj këtyre vendeve.

“Evropa nuk duhet të bëjë më mirë premtime nëse është e tillë nuk mund t’i mbajë ato”, vijon më tej ai.

Teksa, një jehonë i ka bërë edhe kritikave që kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë vendeve anëtare, duke sjellë në vëmendje rastin e Ukrainës, të cilës mund t’i duhet të presë shumë gjatë për anëtarësim.

Ndërsa, mbi marrëveshjen e Prespës, e cila u arrit me përfundimin që Maqedonia ndryshoi emër në Maqedoni e Veriut, ka thënë se nuk ishte e kotë.

“Është një marrëveshje që e kthen Ballkanin Perëndimor në rrugën e stabilitetit dhe rajonin tonë në një perspektivë paqeje dhe bashkëpunimi larg ndikimeve të fuqive të treta në rajon, si Turqia dhe Rusia, të cilat kishin ndikim të madh në rajon”, përmbylli Tsipras komentin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit