Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tryezës me Shoqërinë Civile të organizuar ditën e sotme është shprehur se protesta do të finalizohet me rrëzimin e qeverisë.
“Kjo lëvizje që nisëm do të inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe do të finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një qeveri e cila në mënyrë absolutet siç e shikoni në çdo akt dëshmon një mos ndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.” është shprehur ai teksa ka shtuar dhe rezervat për qëndrimin e Ramës në Bruksel.
“Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po ngushton lakun në qafën e qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, vendos për të thonë PO ose JO ftesës për në Bruksel, duke mos përfillur asnjë institucion shqiptarë, as Presidencën, as Parlamentin, por na informon se është lidhur me Alexander Vuçiçin,” shtoi ai.