Bashkia e Tiranës ka hapur “thesin” duke u dhuruar 150 milionë lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre.
Erion Veliaj tha se në Tiranë nuk mund të investojë vetëm bashkia për futbollin. Ai theksoi se megjithatë, investimet për sportin do të vijojnë, siç janë fushat te pishinat te Diga e Liqenit, apo hapja e palestrave në shkollat e reja, fusha e Laprakës dhe ato në Kombinat, të cilat janë në dispozicion të fëmijëve të talentuar për t’u bërë dikushi në futboll.