-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Abazoviç nis sot vizitën në Serbi, takohet me Vuçiç

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të nisë sot vizitën dy ditore në Serbi.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Abazoviç do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetëror të shtetit serb, shkruan media malazeze, CDM.

Fillimisht, ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologia serbe, Ana Brnabiç dhe më pas do të mbahet me një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më pas ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiç.

“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviçin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd. Ai është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit malazez.

Prej marrjes së detyrës, ai i ka dhënë Malit të Zi rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet monitorues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit