Në pikën e Morinës në Kukës është zbuluar një rast i mos deklarimit të parave në doganë duke sjellë sekuestrimin e 12.400 eurove dhe 1.850.600 lekëve, që i përkasin një italiani me inicialet S. P. 46 vjeç që po hynte drejt vendit tonë me një “BMW”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, që nuk i kishte deklaruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.