Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të quhet zyrtarisht lojtari më i ri i Interit.
20-vjeçari ka firmosur kontratën me zikaltrit për të veshur fanellën e tyre sezonin e ardhshëm dhe pas daljes nga zyrat e klubit, mijëra tifozë rrethuan makinën e tij duke i uruar mirëseardhjen talentit shqiptar.
Tani e vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi nga vetë Interi, që pritet të ndodhë në orët në vijim.