-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi pas provimeve të maturës: Kushi duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Kryesoret

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, në një dalje për mediat deklaroi se maturantët kanë paditur Ministren e Arsimit, Evis Kushi në lidhje me tezat e provimeve të maturës.

Lidhur me këtë deputetja ka marrë pjesë në një seancë gjygjësore ku e ka paditur ministren për nxjerrjen e tezave.

“Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. Ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen”, tha ajo.

Më tej Vokshi theksoi se Kushi ka përgjegjësi ligjore, morale dhe poltike. Sipas deputetes Vokshi duhet të kishte dhënë dorëheqjen. 

“Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste.Kushi duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet. Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi”, tha Kushi. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit