Nga dita e sotme dhe për 10 ditët në vazhdim në gjykatat shqiptare nuk do të zhvillohet asnjë seancë. Vendimi u mor dje nga avokatët duke bojkotuar në javën e tretë të protestës edhe seancat për masat e sigurisë.
Avokatët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri sa qeveria të reflektojë dhe të marrë në konsideratë shqetësimet e tyre për hartën e re gjyqësore.
“Këshilli i Përgjithshëm i Dhomë së Avokatëve të Shqipërisë në mbledhjen datë 29.6.2022 ka vendosur:
1) Të bojkotohen të gjithë seancat gjyqësore pa afat;
2) Të bojkotohen masat e sigurisë për 10 ditë.
Ku nuk ka gjykata, nuk ka drejtësi dhe ku nuk ka drejtësi s’ka as liri as jetë” deklarojnë avokatët.