Deputetja e Partisë Demokrtike, Grida Duma ka gjatë seancës plenare në Kuvend ka folur me tone mjaft të ashpra.
Duma u shpreh se sot janë 10 kompani që e kanë të sigurt tregun duke përmendur këtu Pëllumb Salillarin, dhe Gjokën ndërsa shtoi se deputetët shqetësohen për tenderat e tyre duke lënë pas dore interesat e qytetarëve.
“Në komisionin e shëndetësisë u vendosën 11 deputetë që nuk i kisha parë asnjëherë për çështje të tjera. Këta që duhet të kenë pronar votuesin. Duhet të shqetësohen për ata që i votojnë. Pronari i vetëm që rezultoi aty ishte kryeaksioneri i peshqve të mëdhenj. Është bërë sot një seancë plenare 140 deputetë janë mbledhur për aktin normativ numër 10 që disa kompani të mëdha që e kanë të sigurt tregun duke bërë sofizma të njohjes së tregut ekonomik. Juve sot jeni mbledhur që më të pasurit që ulen në tavolina me shefin tuaj dhe ju japin urdhra të vini në komisione. Njerëz të cilët kur unë kam dashur të bëj minuminin… Pronari ynë i vërtetë është votuesi shqiptar. Ata na e japin votën. Ju shqetësoheni nëse aksionet e peshqve të mëdhenj apo nuk i marrin rimbursimet e kontratave të tenderave publikë. kur ai tjetri jo vetëm naftë. Shqetësoni ju nëse po i marrin apo jo 60 miliardë 10 kompani të mëdha, Salillari, Gjoka a çfarë doni ju numëroni. Ju i keni lënë njerëzit të lypin para jush”, tha ajo.
Duma deklaroi se deputetët e PS shkelin procedurat në komisione duke miratuar vendime pa dhënie mendimi nga asnjë palë për shkak se mbrojnë interesat e oligarkëve.
“I merrni këto 400 milionë që paguajnë taksa shqiptarët dhe ia çoni asaj 10-shes apo 15-shes. Kur i pyet përfaqësuesit e qeverisë nëse ky kompensim do i shkojë punëtorëve apo jo? Po kjo paga që nuk është indeksuar? Po ju që nuk vini kurrë në këto komisione? Ju flisni për 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju flisni për shtëpinë e dhëna falas. Kur unë bëja komision për dhënie mendim e shkelët të gjithën”, vijoi Duma.
Deputetja Duma ka kundërshtuar aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit, duke akuzuar qeverinë se nëpërmjet këtij akti po favorizon kompanitë më të mëdha që e kanë tregun e sigurt.
Duma u ndal edhe në shifrën që dha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj se nga ky akt përfitojnë 300 kompani ndërtimi. Duma tha se qeveria gënjen, pasi nuk ia kanë dhënë opozitës listën e kompanive fituese, sipas saj janë rreth 30 kompanitë më të rëndësishme që përfitojnë.