-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ardhmja e Shqipërisë dhe RMV është në BE, Michel: Është koha për të thënë po

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një deklarate ka mirëpritur angazhimin e presidencës franceze për të arritur një zgjidhje e cila do t’i hapë rrugën negociatave në Be, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai është shprehur se të dyja vendet duhet të jenë në BE.

Deklarata e plotë:

Mirëpresim angazhimin e vendosur të presidencës franceze për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të hapur rrugën drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut.

Kompromisi përfundimtar i sapo paraqitur nga presidenca trajton shqetësimet që kanë shprehur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Nëse propozimi pranohet, kjo do të mundësonte një përparim që BE-ja ka punuar për më shumë se dy vjet.

Do të hapte rrugën për miratimin e menjëhershëm (nga Këshilli) i kornizave negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për organizimin e konferencave ndërqeveritare me të dy vendet.

Siç ka thënë edhe më parë PEC: e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE.

Vetëm së bashku mund të jetojmë në prosperitet dhe siguri, të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë dhe të kapërcejmë pengesat në rrugë (siç është tani).

Propozimi është rezultat i angazhimit aktiv për gjetjen e zgjidhjeve që janë reciprokisht të pranueshme dhe adresojnë shqetësimet e shprehura nga të dyja palët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit