Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali replikoi me Sali Berishën për aktin normativ për kompensimin e materialeve të ndërtimit për disa kompani.
“Janë katandisur që gjuhën e kanë kthyer në një mjet kriminal. Nuk ka krim më të madh sesa ta kthesh sallën e kuvendit në një arenë të tillë të shpërdorimit më kriminal të gjuhës shqiptare.
Sot është dita e parlamentarizmit dhe ne duhet të diskutonim me gjuhën që na takon, por ç’ti bëjmë ne që ju jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi.
Ju doni të nxisni turma që të shpëtoni Saliun. Nuk e zhbëni dot kontrastin mes jush si grup, dhe nesh.
Ju që flisni për qumështin dhe vezët, sikur keni shkuar në pazar apo i keni llogaritur ato qindarkat!
Të gjithë flisni për oligarkë por askush nuk guxon ti përmendë me emra, se atje shkoni dhe faleni” tha ajo.
Një përgjigje për Sali Berishën e kishte edhe ministrja Milva Ekonomi.
“Rama është brand ndërkombëtar. Ka një arsye, për suksesin që ka Shqipëria, këtë nuk e zhbëjmë dot” tha ajo duke sjellë të qeshurat në sallë.
Ermonela Felaj ndërhyri duke i kërcënuar “Mos ndërhyni nga vendi si tufë”.