Qeveria ka botuar ditën e djeshme në fletoren zyrtare, planin e restaurimit të Pallatit të Brigatave.
Një grup ekspertësh do të marrin pjesë në restaurimin e tij, të cilët e njohin këtë monument sipas qeverisë.
Sipas kontratës theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite.
Por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera. Në total shkon 40 vjet.
Në plan-projekt citohet se kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë me qëllim promovimin për grumbullimin e të ardhurave –të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij. Ansambli i ri do të ketë edhe funksion akomodues për personalitete shqiptare dhe të huaja, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Sipas qeverisë, vënia në zbatim e kësaj nisme do të bëhet përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar), pjesë e të cilit do të jenë një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, që e njohin këtë monument.
Ky plan është i njejtë me atë të “Parkut të Butrintit”, i cili u dha me koncesion për 10 vite. E gjitha konsiston në të njëjtët pika dhe proceduara.
Kujtojmë se dhënia me koncesnion e Butrintit ka shkaktuar polemika të forta mes maxhorancës dhe opozitës.
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit.