Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët nënstacioni i energjisë elektrike, pranë paraburgimit të Bradasheshit.
Burime për panorama.al, bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Megjithatë deri më tani nuk rrezikohet godina e paraburgimit megjithëse janë shumë afër njëra tjetrës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë zjarri në një transformator që shërben për furnizim me energji elektrike.