-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikimi i tezave gjatë provimit, Kushi: Ju nuk mbani dot sekretë mbledhjet e PD-së me 20 veta

Kryesoret

Në seancën e sotme parlamentare Ministria e Arsimit Evis Kushi, u shpreh se maturantët nuk kishin ankesa në lidhje për provimet e maturës, por harroi se edhe këtë vit maturantët tentuan për një protestë në lidhje me hartimin e tezave të provimit me zgjedhje.

“Testet janë hartuar nga mësuesit më të mirë, kanë qenë teste brenda programit dhe kanë qenë teste pa gabime.

Testet i kanë pasur të gjitha nivelet e vështirësisë.

Nuk jemi krenar që të dali tezave del jashtë, nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues. Ne i kemi marr masat për kontrolluar, por teknologjia ka ecur aq shumë.

Më kujtoni kur ankoheni kur bëni mbledhjet e kryesisë së PD dhe 20 veta jeni dhe një herë pas 10 minuta ca diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtëm, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda,” u shpreh Kushi dhe po ashtu shtoi se në seancat me Vokshin ajo ka dërguar avokatin e saj ndërsa kjo e fundit nuk ka qenë e përfaqësuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit