Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në ditën e dytë ka postuar disa foto dhe një video nga samiti që shfaqet duke folur me liderët e BE-së, mes të cilëve presidentin e Francës, Macron dhe kancelarin gjerman Scholz, por edhe kreun e shtetit të Bullgarisë, Radev të cilin i thotë diçka duke tentuar që ta bindë. “Mbase sot lajmi i mirë…” e mbyll Rama postimin duke nënkuptuar ndoshta një tjetër mbledhje jashtë radhe të samitit për hapjen e negociatave.