-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“7 korriku “, skenar i Berishës për eliminimin e grupit të PD

Kryesoret

Nga Indrit Vokshi

Integrimi në BE, protesta 7 korrik, vrasja e Elbasanit, amnistia fiskale e penale (për këto u diskutua)

1. Integrimi forcon statusin politik të shtetit shqiptar. Populli shqiptar përfiton ekonomikisht dhe nga ana sociale, nga programet e përafrimit, si nga pjesëmarrja në tregun dhe ekonominë e BE, si në planin e institucionave të sigurisë. Prandaj integrimin nuk duhet ta shohim si objektiv të BE kundrejt nesh por duhet ta shohim si objektiv të politikës së jashtme shqiptare. Si interes dhe objektiv tonin.

2. Protesta e 7 korrikut është protestë kundër grupit parlamentar të PD-së, ata deputetë që janë kundër Sali Berishës, synon t’i trysnojë, t’i thyejë e pastaj t’i eleminojë përfundimisht. Nëse ata shkojnë në protestën e Berishës, do eleminohen sepse as mbështetësit e Berishës nuk do i duan ata, por do humbin edhe mbështetjen e demokratëve dhe njerëzve që nuk pranojnë Berishën. Është protestë për të testuar fuqinë destabilizuese, prova gjenerale për të parë sa fuqi destabilizuese ka. Sepse sikurse e dimë, si Berisha, si Partia Socialiste, mardhëniet me njëri-tjetrin por edhe me të huajt i kanë ngritur mbi fuqinë për të destabilizuar. Është protestë për tiu shmangur disa pyetjeve të vetë mbështetësve të foltores; pas shtatorit 2021 Sali Berisha u ka premtuar mrekullinë, standarte, votë të lirë, meritokraci, rithemelim, opozitë ndryshe, asgjë nga premtimet e tij nuk ka ndodhur. Tani mund të ngrihet dikush e ta pyesë, ku është demokracia, ku është rithemelimi i premtuar?

3. Vrasja e Elbasanit dëshmon Republikën Mafioze të avancuar nga Edi Rama. Nëse përkufizohesh si republikë mafioze, krimi i organizuar pa dyshim do ketë ka rol kryesor në zhvillimet politike. Në të gjitha zgjedhjet prej vitit 2000, kanë ndodhur vrasje në zgjedhje. Vrasjet dhe angazhimi i grupeve kriminale janë simptoma të sistemit të republikës mafioze.

4. Amnistia fiskale e penale për paratë e pisëta është pikërisht avancimi i republikës mafioze, nga Edi Rama i cili në 2013 mori përsipër ta forcojë ketë sistem. Kemi 15 vite që miratojmë ligje kundër pastrimit të parave, ndërsa sot papritur deklarojmë se duam të lejojmë paratë e krimit të futet lirshëm. Tani duhet ta ndajmë, ose duam shtet kushtetues, shtet të ligjit, ose duam zyrtarisht e formalisht shtet të krimit të organizuar. Dëmi është i tillë që me paratë e krimit të organizuar mbytet gjithçka. Si fillim mbytet konkurenca, ata që janë në biznes prej 30 vitesh, nxirren jashtë për 30 ditë. Blihen gjyqtarë, prokurorë, gazetarë, media, infiltrohen zyrtarë të lartë, shteti dhe shoqëria kapen edhe më egër nga krimi i organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit