Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e 30 qershorit në Torretta di Legnago në Itali.
Një 18-vjeçare shqiptare, Bianca Papushallaj ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinës me pemën.
Sipas informacioneve të para, dy të rejat ishin drejtuar për në Legnago në rrugën provinciale 46, në një zonë rurale.
Rreth orës 21:00, ndodhi rrëshqitja e frikshme që e përplasi makinën pas një peme. Bianca vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj është në gjendje të rëndë në spitalin e Veronës.
Viktima kishte nisur të punonte prej pak kohësh si bariste në një lokal shumë të preferuar nga të rinjtë në Castelmassa.