-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkoti i avokatëve, Sajmir Vishaj i bën thirrje Manjës të zh’bllokojë situatën

Kryesoret

Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj në mbështetje të bojkotit të avokatëve i ka bërë thirrje ministrit të drejtësisë Usli Manjës, zh’bllokojë ngërçin që është krijuar.

Sipas tij, avokatët duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë, jo të shkojnë në plazh pasi situatën e cilëson alarmante.

Ndërsa për avokatët që kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore gjatë ditës së djeshme thotë se do të vuajnë pasojat deri në heqje të licencës.

“Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata ti drejtohet ministrit për të ç tensionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore. Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore. Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë çfarë do të thotë mos zhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit. Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante.”, tha Vishaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit