Policia e Elbasanit, ka arrestuar 2 persona, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Bashkëshortja e shtetasit me iniciale A.F, 60-vjeç mësohet se ishte pajisur me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.M., 41 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
A.F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.