Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit se nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë nga harta.
Haxhia, u shpreh se nuk i ka kërkuar asgjë qeverisë dhe kryeministrit, por kërkesat e tyre i kanë depozituar KLGJ-së.
Dhoma e Avokatisë shprehet se vendimet i merr KLGJ-ja, dhe qeveria ka vetëm faturën financiare që do të duhet për projektin e hartës së re gjyqësore.
“Kemi kërkuar zgjidhje, jemi për zgjidhje me mirëkutpim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, tha Haxhia.
Rama u shpreh prerazi gjatë ditës së sotme, se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë, pavarësisht qëndrimeve që kanë mbajtur avokatët.