-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizimi i kanabisit, PD: Nuk jemi Holanda, Rama është i pabesë

Kryesoret

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Elena Qirici ka reaguar për drafitn e qevrisë në lidhje me kultivimin e kanabisit mjekësor.

Ajo është shprehur se projekti i Ramës është pabesi, pasi institucionet Shqiptare janë tejet të dobëta për të kontrolluar kanabisin në vend.

“Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie.

Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin.

Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike,” u shpreh ajo.

Po ashtu shtoi dhe 3 pika kyçe që për PD kanabisi për asnjë lloj përdorimi nuk duhet të legalizohet.

“Së pari, Shqipëria e Ramës nuk është Amerika dhe as Holanda, me institucionet e kontrollit dhe të balancës.

Pra, nuk ka siguri se, ai që shitet si legalizim për qëllime mjekësore, nuk është formalizim i trafikut të drogës.

Së dyti, përvoja rajonale, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se një sipërmarrje e tillë është një dështim.

Së treti, nga tradita e partneriteteve të qeverisë, ne dyshojmë se, me të njëjtat metoda dhe të njëjtët njerëz, nuk do kemi më shumë se koncesionin e radhës të tarafeve dhe monopolizimit,” përfundoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit