-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri investitor strategjik, Xhaçka: Do pres të flasin institucionet

Kryesoret

Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se burri i saj fitoi statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama, ku bën pjesë e bashkëshortja e tij. Lëvizjen, ministrja e cilësoi spekulim, por tha se do të presë të flasin institucionet.

“Nëse ju do më thoni një cm tokë publike, një lek përfituar nga unë apo burri im, patjetër do u jepja përgjigje nëse i kemi të ndara apo bashkë pasuritë. Më vjen keq që ku spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës të marrë vëmendjen që po merr sot edhe në këtë konferencë. Unë do të pres institucionet që do të flasin dhe kam besim se do të flasin sikur duhet” tha ajo.

Edi Rama e cilësoi sulm personal. Kryeministri tha se qeveria nuk i ka dhënë asnjë provë dhe i ka garantuar vetëm plazhin përpara hotelit për ta shfrytëzuar, investitorit strategjik, burrit të ministres.

“Duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë burrit të një ministreje, ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare për mijëra e mijëra, që kanë pronën dhe hotelin e tyre, shtëpinë apo resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës, pasi si në të gjithë botën, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet dhe raporti mes plazhit privat dhe publik ka ndryshuar në Shqipëri.

Të kërkosh konflikt interesi është të kërkosh të zhveshësh nga prona private. Këtu qeveria nuk ka dhënë asgjë, zero, thjesht nuk ka shkelur një të drejtë që buron nga ligji. Tani kam kërkuar që ta heqim këtë pjesë, të futjes së qeverisë në këtë mes që të mos kem më as këto llafe, që janë llafe të fukarallëkut mendon që prodhon maskarallëk” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit