Si çdo të premte, Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e përjavshme për mediat. Por në të njëjtën orë, në 12:00 edhe kryeministri Edi Rama njoftoi konferencë me gazetarët.
Kjo nuk i ka shpëtuar Sali Berishës që e “thumboi” në nisje të fjalës.
“Ka caktuar konferencë në të njëjtën orë me ne, por sytë, mendja dhe zemrat e qytetarëve janë të protesta” tha duke shkaktuar të qeshura në sallë e konferencave në selinë blu.
Më pas kryetari i PD-së, sulmoi bordet e çmimeve dhe aktin normativ për kompanitë e ndërtimit dhe ftoi qytetarët në protestë.