-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketë për të varfrit? Rama: Të tjerët janë në luftë, ju qaheni! Të shohim nga dimri

Kryesoret

Për momentin nuk do të ketë paketë të dytë për shtresat në nevojë. Kështu deklaroi Edi Rama sot. Ai tha se synimi do të jetë që të mbahet çmimi i energjisë i pandryshuar për shtresat në nevojë. Më pas, shtoi Rama, do të shihet si do të jetë gjendja në dimër.

Ata që kanë vështirësi nuk do i lëmë asnjë herë vetëm. Sigurisht që ne e dimë shumë mirë këtë pjesë, sepse e dimë detyrën që kemi dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që mundësitë tona nuk janë pa kufij, ashtu sikur na duhet të kujtojmë që të tjerët luftojnë për jetën dhe ikin nga shtëpitë dhe ne fatmirësisht ne nuk i kemi këto probleme.

Por ne nuk mund të bëhemi kurrë njerëz që shohim vetëm deri ta maja e hundës sonë, se po të kishin parë edhe të tjerët kështu, ne nuk do të ishim këtu. Jemi këtu sepse kemi miq dhe partnerë të fuqishëm.

Ne ndërkohë kemi vazhduar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik dhe do të shikojmë si do të ecin gjërat me energjinë, nëse do të jetë një vit i thatë si tre vitet e fundit, do të shpenzojmë shumë për të mbajtur çmimin pa ndryshuar.

Do të shohim dhe do të angazhohemi. Është një dimër i tërë përpara, mund të jetë më i vështiri në Europë që nga 1942” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit