-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron deputetin shqiptar për fitoren në Kuvendin e Serbisë

Kryesoret

Shaip Kamberi ka marrë votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.

Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Shpëtim Haliti Haliti ka thënë se kjo garë ishte sfiduese dhe e pabarabartë për Kamberin, përderisa parlamentin serb e ka vlerësuar si parlamentin më jodemokratik në Evropë.

 “BAC U KRY! Pas shum sfidave, Garë jo e Barabartë! Presion e kërcënime nga Serbia e poashtu edhe nga disa “Shqiptar”, më në FUND Triumfon e Drejta, dhe Legjitimiteti POPULLOR i cili deshti që në fillim ta kishte përfaqësuesin e tyre në Parlamentin më JO-Demokratik në Europë”, ka shkruar ai.

Ai ka uruar Shaip Kamberin për fitoren.

Edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 🇦🇱“, ka shkruar Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit