-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’i pëlqeu pyetja! Rama zihet me gazetarin: Do të fus tre muaj në riedukim (Debati)

Kryesoret

Qeveria çon gazetarin e dytë në riedukim. Kryeministri Edi Rama sot ka debatuar me gazetarin Klevin Muka pasi nuk i pëlqeu pyetja drejtuar ministres Olta Xhaçka duke e përjashtuar tre muaj nga konferencat e shtypit në selinë e qeverisë.

Debati në konferencën e shtypit

Gazetari Klevin Muka: Zonja ministre (Olta Xhaçka) kam një pyetje për ju. Në 29 prill hyri në fuqi kodi etik që në një ndër pikat, parashikon që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në praninë e dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar kur keni takuar bashkëshortin tuaj apo keni shkelur kodin etik?

Edi Rama: Këtu përgjigjen do ta jap unë, do të kalosh në riedukim si Ambrozia. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë.

Gazetari Klevin Muka: Për çfarë është bërë kodi etik. Pa problem, por dua përgjigjen. Nuk e kuptoj çfarë ka këtu, ju vetë keni thënë që do të ketë sanksione nëse nuk respektohet Kodi Etik.  

Edi Rama: Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit. Po të them, sikur pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt.

Për pyetje pa etikë, ka një proces, që quhet riedukim. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muajsh, hajde në konferencën e tetorit. Ka një normë të thjeshtë që quhet respekt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit