Taylor Swift është fejuar me të dashurin e saj Joe Alwyn, raporton e “The Sun”.
Gazeta pretendon se aktori i propozoj këngëtares martës muaj më parë, por të dy nuk kanë dashur që fejesën e tyre ta bëjnë publike “i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë”.
Një burim për gazetën pretendoi se Swift mban “unazën e saj të bukur” vetëm në rrethin familjar.
Informatori më tej shtoi se “përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka thënë asgjë as gjysmës së pjesëtareve të ekipit të saj për fejesën”.
“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe nëse dhe kur ata shkëmbejnë betimet, me siguri nuk do të ketë asnjë nga revistat ‘Vogue’, ‘Rolling Stone’ ose ‘Hello’ atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata vetë”.
Këngëtarja dhe aktori i kanë mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre.
Në prill, Alwyn gjatë një interviste në revistën “WSJ”, i adresoi thashethemet duke pretenduar se ai i propozoi fshehurazi Swift-it.
“Nëse do të kisha një paund për çdo herë që mendoj se më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do të kisha shumë monedha paund”, tha ai në atë kohë.
“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do e thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja”.
Në shkurt të këtij viti “Life & Style” ishte media e parë që raportoi se Swift dhe Alwyn ishin fejuar.
Çifti janë të lidhur që nga viti 2017.
Ndërsa 32 vjeçarja Swift, dhe 31 vjeçari, Alwyn, kanë qenë hermetikisht të mbyllur për lidhjen e tyre në atë kohë, dhe kjo sigurisht nuk është hera e parë që ata i bëjnë mediat të dyshojnë për një fejesë të mundshme.
Në janar të vitit 2020, vetë këngëtarja shtoi karburant në mullirin e thashethemeve me atë që dukej si një unazë e madhe diamanti në gishtin e saj të majtë në dokumentarin e Netflix, “Miss Americana”.