Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimin maksimal të deriavteve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër –2 cent më pak se një ditë më parë.
Ndërsa çmimi tavan për benzinë për ditën e premte mbetet i njëjtë sikurse ditët paraprak 1.75 euro për litër, ndërsa gazi 0.78 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.
Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.