Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës. Mes pjesëmarrësve në takim ishte edhe këngëtari i njohur Big Basta i cili jeton në Zelandën e Re së bashku me familjen.
Teksa komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’ theksoi se është edhe dhëndër në Kosovë dhe sheh një përçarje mes vëllezërve të një kombi nga iniciativa e Ramës në bashkëpunim me Vuçiçin.
Basta u shpreh se Berisha është babai i bashkimit të kombit dhe kërkoi një lëvizje prej tij ndërsa falënderoi kreun e PD për këtë nismë.
“Edukimi i fëmijës dhe e ardhmja e familjes sime, ishte arsyeja që zgjodhëm Zelandën e Re për të jetuar, për të emigruar.
Jam mik dhe dhëndër në Kosovë, ndjek me keqardhje ecurinë e nismës ‘Ballkani i Hapur’, i cili paturpësisht tregon se në 2022 mes vëllezërve dhe një kombi, faktori serb përdor sërish politikën përçarëse.
Jeni parë shpesh zoti Berisha si babai i bashkimit të kombit, dhe e ndjeni se fryma vëllazërore po duket si më e zbehur, çfarë politike do ndiqni që Shqipëria të rifitojë sërish atë reputacion në Kosovë, për të rikthyer besimin tek vëllezërit tanë.
Uroj sa më shumë sukses dhe ju falenderoj për këtë nismë, jam i nderuar, nga Zelanda e Re e largët ju falënderoj shumë.”-tha Basta.