Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u ka dërguar këtë të shtunë një mesazh deputetëve të tjerë me anë të të cilit u bën thirrje atyre që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit më 4 korrik, në mbështetje të Ervin Salianjit.
Mesazhi i Alibeajt
Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit.
Kujtojmë se Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg për çështjen që lidhet me skandalin “Xhafaj”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.
Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij të forta në denoncime ndaj qeverisë.