-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i keq për shqiptarët! Familjeve që do u rritet fatura e dritave (Kategoria)

Kryesoret

Pas rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës, tani një numër i konsiderueshëm familjesh do të duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike që do konsumojnë në banesat e tyre. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë dhe do të nisë nga shtatori. Kjo do të thotë se kush harxhon më shumë se 800 kilovat/orë, energjinë do ta paguajë më shtrenjtë.

Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por nga ana tjetër, 800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen.

Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt. Nëse jo brenda verës, do të bëhet në fillim të shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë, është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin.

Por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike, e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ministrja Balluku te Klan News. Kështu qeveria e Edi Ramës rikthen faturimin e energjisë përmes fashave, alternativë që socialistët e hoqën pas ardhjes në pushtet duke e etiketuar si “strehë për maskarenjtë”. Tani e risolli me argumentin e krizës energjetike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit