-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Diasporës iu mohua e drejta e votës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës, ku deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit.

Gjithashtu ai theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar që komunikoj sot me bashkëatdhetarë të emigracionit dhe diasporës në të katërt e anët e botës, teknologjia na i jep këtë mundësi, por përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, janë shqetësimet tona.

Për zhvillimet në vendin tonë unë e kam prit me shumë interes këtë takim me ju, para së gjithash për të dëgjuar zërin, opinionet, mendimet tuaja, pasi në bindjen time kontributi juaj për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilin ndodhet vendi është i domosdoshëm. Jo më pak e domosdoshme është gjithashtu, njohja e rolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi.

De fakto në rrafshin politik emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenj nga politika. Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur por nuk ka lejuar votën tuaj dhe nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit