Polica e Mirditës, ka vënë në pranga Florjan Gjokën, i identifikuar si autori që plagosi Martin Prengën ,mbrëmjen e djeshme.
Gjoka është vetëm 25-vjeç. Policia gjithashtu ka arrestuar dhe një person që mendohet se e shoqëronte.
Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikti të çastit, Florjan Gjoka ka qëlluar 5 herë me armë zjarri drejt Martin Prengës duke e plagosur rëndë.
Mësohet se 2 të rinjt e kanë plagosur Prengën pas një konflikti, dhe e kanë qëlluar kanë 5 herë me armë zjarri duke e plagosur rëndë.