Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, është telefonuar Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, për të kërkuar ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.