-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Brenda tunelit të ri që të çon në Sarandë

Kryesoret

Hapet për qarkullim rruga e re Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin e Skërficës. Një aks i ri, i cili sipas qeverisë shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës.

Rruga e re anashkalon Qafën e Muzinës. Në ceremoninë e inaugurimit kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit, por edhe kryetarët e bashkive të jugut që përfitojnë, Gjirokastra dhe Tepelena.

Pak ditë më parë PD denoncoi koston e kësaj rruge miliona euro me shifra konkrete.

DENONCIMI I PD

Viti 2012

Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.

Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.

Shtator 2018

Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milion euro për 6.1 kilometra.

Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milion euro për 3.3 kilometra.

Prill 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro.

ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.

Tetor 2018

ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milion euro për 4.5 kilometra.

Prill 2021

Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.

Korrik 2020

Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milion euro.

Shkurt 2022 

Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milion euro.

Maj 2022

Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milion euro. 

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhe të pambështetura.

Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri.

Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit.

Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit