Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 3 shqiptarëve në Athinë. Policia ka deklaruar se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh të pazareve të drogës, pasi një muaj më parë është bërë e mundur shkatërrimi i njërës nga bandave.
Drejtues të saj ishin dy shqiptarët e vrarë. Palët kishin nisur debatin gjatë rrugës pasi kreu i bandës Adil Tefa kishte dyshuar se shoku i tij po e tradhtonte dhe po bënte rolin e agjentit për policinë.








