Një vatër zjarri u raportuar rreth mesditës së sotme në zonë e Torovicës në Lezhë.
Zjarri ka përfshirë 15 hektarë pyll dhe rrezikon djegien e 3 banesave. Terreni i vështirë si dhe era po i vështirësojnë punën zjarrfikësve. Pasi u pa e pamundur që flakët të shuhen në ndihmë kanë ardhur dhe forcat ushtarake.
Ende nuk dihet nëse aktualisht në banesat e rrezikuara ka banorë ose jo.