Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi riktheu sot skandalin e inceneratorëve me prova të reja të evazionit fiskal dhe vjedhjes me fatura fiktive. Sali Berisha ka shtuar më tej duke deklaruar mbrëmjen e sotme se i moshuari, Thanas Çani, me 30 mln dollarë pasuri nga inceneratorët është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik. Ai përcolli një mesazh të fortë për Edi Ramën.
“Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht” tha ai.









