Moti i keq që përfshiu gjatë mbrëmjes Sarandën i ka marrë jetën një djali vetëm 22 vjeç.
Viktima është Armando Kazma, i cili mbeti i plagosur nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje që u rrëzua për shkak të motit të keq dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit. 22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.
Qyteti i Sarandës është përfshirë nga shiu i rrëmbyer gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.










