-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët në pikë të hallit për shalqirin! Braçe protestë: Ku është ministria?

Kryesoret

Fermerët në Lushnje po shkojnë drejt falimentimit. Shalqiri është pjekur dhe po kalbet, por fermerët ankohen se tregtarët ua kërkojnë me një çmim shumë të ulët, që është nën kosto.

“Ka ngelur malli. Të nxjerrim gjysmën e shpenzimeve. Nuk po shitet malli. Shkak është menaxhimi nga qeveria. Ma merr shalqirin me 10 lekë”, tha njëri nga fermerët.

Në krah të tyre është deputeti Erjon Braçe. Ish-zv/ kryeministri, tani zë opozitar brenda qeverisë thotë se kjo është lojë e grumbulluesve që të ulin çmimin. Deputeti socialist kërkon nga Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë për të ndaluar skemën e grumbulluesve që po falimentojnë fermerët.

“Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë dhe themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të 10 ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi me qëllim që çmimi të ulet poshtë.

Po kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e tyre për të justifikuar lojën atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu”, deklaroi Brace. Protesta vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit