Me anë të një konference për shtyp, Sali Berisha komentoi gjyqin ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”. Berisha theksoi se Rama po tenton t’i marrë mandatin e deputetit Salianjit.
Kreu i PD theksoi se ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare dhe Ramës në çdo nivel të shtetit.
“Çdo shtet, çdo shoqëri, çdo hetim, procesi ndaj Salianjit, me të cilit Rama dhe Xhafa duan t’I marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare dhe Ramës në çdo nivel. Salianji, si deputet, në betejën e tij denoncoi Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane i dënuar me 7 vite burg”, tha Berisha.