Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë.
Ai është banues në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës, gjatë kontrollit të banesë ati iu gjendën një automatik dhe disa fishekë pa leje.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bën me dije policia.