Të shtënat me armë zjarri mesditën e sotme tronditën Vlorën. Një sherr mes dy vëllezërve degjeneroi te përdorimi i armës së zjarrit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Dy vëllezërit, Beniamin dhe Eduart Kondi janë zënë për administrimin e plazhit “Bora Bora” në zonën e Radhimës. Fjalët më pas ua lanë vendin plumbave.
Beniamini nxori armën dhe qëlloi drejt Eduartit, i cili u shmang duke u larguar me shpejtësi, ashtu si turistët që ndodheshin aty.
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e autorit. Vëllai i autorit po merret në pyetje për ngjarjen.