-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skedina, bixhoz dhe prerje pemësh, arrestohen 4 korçarë

Kryesoret

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 52 vjeç; Gj. Xh., 46 vjeç dhe F. R., 27 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në lagjen nr. 3, Pogradec, konstatuan shtetasit e mësipërm duke luajtur bixhoz me zare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për këtë aktivitet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në afërsi të fshatit Miras, u gjet e braktisur një rimorkio pa targa, me posedues këtë shtetas, e cila ishte ngarkuar me lëndë drusore, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit